Bastisje në disa biznese në Leposaviq, dyshohet për mall të kontrabanduar

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës të mërkurën ka kryer bastisje në 8 lokacione në veri të Mitrovicës. Bastisjen janë bërë në disa biznese në Soqanicë, Kamen dhe Leshak të Leposaviqit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për këtë rajon, Veton Elshani, ka bërë të ditur se dy nga këto biznese kanë qenë të regjistruara, ndërsa gjashtë të tjera jo.

“Dyshimi ka qenë për mall të kontrabanduar me ç’ rast në bastisje janë thirr edhe Njësiti Antikontraband i Doganës, Krimet Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, ka thënë Elshani.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka persona të arrestuar, ndërsa konfiskimet e mallit janë menaxhuar nga Njësiti Antikontraband e Doganës.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i regjistrojnë bizneset dhe mos të futin në qarkullim mallra të kontrabanduara.

Të ngjashme