Bastisje në Skenderaj, sekuestrohen pesë armë dhe 734 fishekë

Prishtinë | 15 Pri 2026 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Policia ka kryer bastisje në Skenderaj, pas informacioneve se një person është shfaqur në rrjete sociale duke ekspozuar një armë.

Si rezultat është identifikuar dhe lokalizuar personi i dyshuar.

Gjatë të martës, mbi dyshimet e bazuara është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në zonën e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë:

Tri armë të shkurta (pistoleta)

Dy armë të gjata

734 fishekë të kalibrave të ndryshëm

I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim te armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

May be an image of text
May be an image of text

Të ngjashme