Kosova do të përballet për herë të parë me San Marinon në një ndeshje miqësore në Prishtinë, e cila do t’i shërbejë më shumë trajnerin Bernard Challandes për t’i testuar prurjet e reja në kombëtare, para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës në shtator.
Takimi mes Kosovës dhe San Marinos zhvillohet sonte në orën 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.
Bastoret sportiva nuk i japin fare gjasa San Marinos për fitore, teksa triumfi i Kosovës sot kuotizohet me 1.04.
Barazimi vlerësohet me kuotë 15, kurse humbja e Kosovës ka kuotën e 26 eurove.
Pas takimeve me San Marinon dhe Maltën këtë javë, Kosova do t’i zhvillojë edhe dy miqësore të tjera javën e ardhshme, kundër Guineas më 8 qershor dhe kundër Gambisë më 11 qershor.