Bayern Munich ofron 120 milionë euro për yllin e Real Madridit

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich është i gatshëm të ofrojë plot 120 milionë euro për anësorin e Real Madridit, Marco Asension, sipas Don Balon.

Spanjolli Asensio nuk ka gjetur shumë hapësirë në formacionin startues të Santiago Solarit deri tani ketë sezon dhe mund të largohet në verë, sipas mediumit spanjoll.

Bayern duket se është i gatshëm të bëjë ofertë marramendëse prej 120 milionë euro për shërbimet e tij.

Raportohet se kampioni gjerman tashmë e ka kontaktuar futbollistin dhe i ka ofruar atij kontratë joshëse në përpjekje për ta bindur të kalojë në Bundesligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme