Bayern Munichu ka mposhtur Freiburgun me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Bundesliga.
Bavarezët e fituan edhe matematikisht titullin e tetë radhazi në Bundesliga gjatë fundjavës së kaluar, por kjo nuk i ka ndaluar të shënojnë fitoren e radhës.
Ekipi i drejtuar nga Hansi Flick ka mposhtur me lehtësi Freiburgun në një ndeshje që e kreu punën qysh në pjesën e parë.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të Bavarezëve, të cilët arritën të shënojnë edhe tri gola, kundrejt një të mysafirëve.
Joshua Kimicch (15’) u përkujdes për epërsinë e Bayernit 1-0, ndërsa Robert Lewandowski (24’) dërgoi epërsinë në 2-0. Freiburgu u rikthyen në lojë me anë të Lucas Holer (33’) që shënoi për 2-1, ndërsa Lewandowski (37’) për 3-1.
Në pjesën e dytë, Bavarezët arritën të menaxhojnë mirë rezultatin, krijuan edhe raste tjera dhe t’u japin mundësi disa lojtarëve të rinj.
Megjithatë, gola nuk pati dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë 3-1.
Me këtë fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 79 pikë, ndërsa Freiburgu i shtati me 45 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, e fundit për këtë sezon, Bavarezët luajnë në udhëtim te Wolfsburgu, ndërsa Freiburgu e pret Schalken.