Bayerni merr lajm katastrofalë

Prishtinë | 20 Tet 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich ka konfirmuar se mbrojtësi Niklas Sule ka dëmtuar ligamentin anësor në gjurin e tij të majtë gjatë barazimit të tyre kundër Augsburg.

Qendërmbrojtësi i Gjermanisë Sule do t’i nënshtrohet operacionit të dielën pasi skanimet konfirmuan frikën e trajnerit Niko Kovac për një dëmtim të rëndë.

Sule, 24 vjeç, la fushën duke shtrënguar këmbën e majtë pas një dueli me me Florian Niederlechner, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi u largua nga fusha, por Kovac pranoi se kishte një “ndjenjë shumë të keqe” pasi po humb një nga shtyllat kryesore të fazës defanzive.

Bayern njoftoi dëmtimin pas një “skanimeve të thelluara nga mjeku i klubit Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt”.

Të ngjashme