Bayerni ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Werder Bremeni.
Megjithëse e dominoi ndeshjen totalisht e pati 27 tentime ndaj Werderit, gjiganti bavarez arriti të shënonte vetëm një gol, transmeton Koha.net.
Në minutën e 58 të takimit Werderi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Veljkoviq u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
E epërsinë numerike në fushë më pas e shfrytëzoi për mrekulli Bayerni.
Ishte Sule ai që shënoi në minutën e 75 të ndeshjes, për të asistoi Alcantara.
Milot Rashica luajti për 73 minuta në këtë përballje.
Bayerni është lider me 70 pikë, derisa Werderi në vendin e tetë ka 46 pikë.