Bayerni nuk është i interesuar për Haalandin

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Bayern Muencheni nuk është i interesuar për transferimin e sulmuesit norvegjez të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, përderisa e ka polaku Robert Lewandowski.

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, për gazetën “Bild” ka thënë se Bayerni nuk mendon për Haalandin.

“Nuk e di se nga po dalin këto spekulime. Vetëm mund të them një gjë: ne kemi futbollistin më të mirë në botë në këtë pozitë. Robert Lewandowski ka kontratë deri në vitin 2023”, ka thënë Rummenigge.

Të ngjashme