Bayerni pret të ulet çmimi i Sane

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti bavarez synon ta transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, por për një shumë më të ulët parash.

Bayern Munichu vazhdon të interesohet për Leroy Sane, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, gjiganti bavarez shpreson që yllit të Manchester Cityt t’i ulet çmimi.

Përfaqësuesi gjerman ishte bërë objektiv i kampionit aktual gjerman që nga vera e kaluar.

Por, një lëndim i tij i rëndë stopoi gjithçka.

E tash, “Manchester Evening News” raporton se Bayerni është i gatshëm ta sjell futbollistin në “Allianz Arena”, por vetëm me një çmim më të ulët.

Edhe City duket se është i interesuar për ta shitur futbollistin anësor. 

Të ngjashme