Ekonomia Online
FUNDIT

BE e gatshme ta ndihmojë Kroacinë pas tërmetit

BE e gatshme ta ndihmojë Kroacinë pas tërmetit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE-ja është e gatshme të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të sotëm që dëmtoi ndërtesat afër Zagrebit. Tërmeti që ndodhi afër qyteteve të Petrinja dhe Sisak rreth orës 06:30 këtë të hënë shkatërroi disa ndërtesa, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) regjistroi tërmetin […]

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE-ja është e gatshme të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të sotëm që dëmtoi ndërtesat afër Zagrebit.

Tërmeti që ndodhi afër qyteteve të Petrinja dhe Sisak rreth orës 06:30 këtë të hënë shkatërroi disa ndërtesa, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) regjistroi tërmetin me magnitudë rreth 5.2.

Nuk pati raportime të menjëhershme të lëndimeve, por një numër ndërtesash në jug të kryeqytetit u dëmtuan dhe dridhjet u ndien gjithashtu në Bosnjën fqinje.

Von der Leyen shkroi në Twitter se Bashkimi Evropian ishte duke ndjekur situatën nga afër dhe janë të gatshëm për të ndihmuar.

Stay strong Croatia!

After a powerful earthquake struck this morning, the @EU_Commission is in contact with Prime Minister @AndrejPlenkovic and the Croatian authorities.

We are following the situation closely and stand ready to help.

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 28, 2020

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, premtoi ndihmë të shtetit në rregullimin e dëmit ndërsa vizitoi të hënën rajonet e goditura nga tërmeti.

Posjetili smo Sisak i Petrinju nakon snažnog potresa na području Sisačko-moslavačke županije. Najvažnije je da nema stradalih. Sve službe su na raspolaganju i pomoći ćemo našim sugrađanima u saniranju šteta. pic.twitter.com/FjoRP512ro

— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) December 28, 2020

Të ngjashme