BE-ja e miraton vaksinën kundër variantit Omicron të Covid-19

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka miratuar të hënën përdorimin e vaksinës së BioNTech/Pfizer kundër variantit Omicron të koronavirusit.

“Komiteti i barnave i EMA-së ka rekomanduar autorizimin e një vaksine bivalente kundër nënvarianteve Omicron BA.4 dhe BA.5 përveç llojit origjinal të SARS-CoV-2”, tha rregullatori i BE-së në një deklaratë.

Nga kjo u arrit se kjo vaksinë është efektive kundër nënvarianteve BA.4 dhe BA.5 të koronavirusit.

EMA rekomandon përdorimin e vaksinës së re që në moshën 12 vjeçare.

Kompania premtoi të nxjerrë vaksinat deri në tetor, në mënyrë që autoritetet kombëtare të mund të fillojnë fushatat e vaksinimit të vjeshtës me vaksinat e reja dhe më efektive, shkruan AA.

Të ngjashme