Përbërja e re e Bashkimit Evropian (BE) nuk po shihet shumë premtuese nga njohës të integrimit në vend. Kosova në rrugën e saj integruese drejt Unionit Evropian, duhet që të ketë dy prioritete, atë për heqjen e vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.
Demush Shasha nga instituti EPIK, në një deklaratë për Ekonomia Online tha se këto dy objektiva vendi duhet që t’i përmbush në afat prej 5 vjetësh.
“Tani sa i përket Kosovës, Kosova sa përket procesit të saj integrues ka dy prioritete, prioriteti i parë dhe afatshkurtër është liberalizimi i vizave, prioriteti i dytë le të themi afatmesëm është marrja e statusit të vendit kandidat”.
Por për arritjen e tyre, ish-sekretari i ministrisë së Integrimit Evropian, thotë së fillimisht duhet që të rifillojë dialogu me Serbinë dhe të shënojë rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.
“Kosova për të arritur këto dy objektiva duhet të bëjë disa gjëra, fillimisht sa i përket procesit të liberalizimit të vizave. Sa i përket procesit të liberalizmit të vizave, Kosova duhet të bëjë dy gjëra e para duhet të kthehet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në rrugën e mbarë të tij, respektivisht të dy palët duhet të kthehen në tavolinë me qëllim të arritjes së një marrëveshje detyruese për normalizim të marrëdhënieve kjo është e parë”.
“Kosova duhet të shënojë rezultat në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Ende pothuajse tash katër vjet pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, Kosova ende nuk ka shënuar asnjë rast në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe ky është hezitimi kryesor sa i përket Francës sa i përket liberalizimit të vizave”.
Kurse sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat ai thotë se duhet të ketë progres në tri fusha: sundimin e ligjit, reforma në administratën publike dhe gjenerimi i vendeve të punës përmes reformave strukturore në sistemin ekonomik.
“Sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat, Kosova duhet të shënojë progres në tri fusha, e para është sundimi i ligjit dhe depolitizomi i sistemit të drejtësisë”.
“E dyta është reforma e administratës publike dhe e treta është gjenerimi i vendeve të punës përmes reformave strukturore në sistemin tonë ekonomik. Prioriteti numër një i Qeverisë së re duhet të jetë krijimi i një konsensusi politik brenda Kuvendit të Kosovës, sa i përket temave të cilat duhet të negociohen me shtetin e Serbisë. Kosova duhet të synojë brenda pesë vjetëve të ardhshme të arrijë dy gjëra të marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt dhe e dyta pak më afatmesme të marr statusin e vendit kandidat”.
Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se BE-ja është treguar e papërkushtuar sa i përket procesit të zgjerimit të Ballkanit. Ajo përmendi rastin e moshapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.
“Tani ajo çfarë ne shohim se do të ketë efekt në integrimin edhe të Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor është pa diskutim vetë agjenda të cilën BE-ja, do ta udhëheq përpara drejt Ballkanit Perëndimor. Kemi parë në fakt që ka një hezitim të shprehur veçanërisht nga ana e Francës, për agjendën e zgjerimit gjë që kemi parë që Këshilli nuk votoi dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke dërguar edhe mesazhe jo shumë të mira ndaj gjitha shteteve tjera të BE-së”.
Siaps saj, marrëdhënia e Kosovës me BE-në është shumë e komplikuar pasiqë, vendi nuk është njohur nga pesë vende anëtare.
“Kur e shohim marrëdhënien e Kosovës me BE-në, mund të themi që është një marrëdhënie shumë e komplikuar në kuptimin që Kosova nuk njihet nga pesë shtetet e BE-së dhe sinjale jo pozitive për agjendën e zgjerimit mund të ndikojë drejtpërdrejtë dhe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, pasi ne e dimë që ky proces është i ndërlidhur me agjendën evropiane të dyjave shteteve dhe nëse nuk ka garanci dhe nuk ka të themi edhe një gatishmëri që BE-ja të përmbushë pjesën e obligimeve të tyre, atëherë mund të ketë dhe ngecje drejtpërdrejtë edhe në këtë proces”.
Ajo thotë se nuk ka gatishmëri të BE-së për të përmbushur pjesën e obligimeve të tyre, duke krijuar kushtet të barabartat dhe mundësi integrimi për Kosovën.
“Tani Kosova nuk mund të aplikojë si kandidate për BE-në, derisa Kosova të mos njihet nga pesë shtetet jo njohëse. Pasi vetëm shtetet mund të bëhen anëtare të BE-së. Është më se e nevojshme që edhe në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kjo çështje të zgjidhet, të kërkohet nga ana e BE-së që na fakt ata si BE-në, kuptimin në Parlament, Komision edhe vetë Këshilli të ndërmarrin veprime të cilat do qonin deri te njohja nga këto pesë shtete jo njohëse”.
“BE-ja, duhet patjetër ta përmbushë edhe këtë obligim të sajin, por duhet patjetër që BE-ja të tregojë një përkushtim të shtuar ndaj agjendës së zgjerimit, por edhe ndaj krijimit të kushteve të barabarta edhe shtetin e Kosovës dhe mundësinë për integrim”.
Institucionet e BE-së, kanë ndryshuar përbërjen pas zgjedhjeve të mbajtura muaj më parë. Pas pesë Donald Tusk si Shef i Këshillit Evropian është zëvendësuar nga ish-kryeministri belg, Charles Michel.
Jean Claude Juncker ia dorëzoi pozitën Ursula von der Leyen si president i Komisionit Evropian.
Kurse ish-ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell e ka zëvendësuar Federica Mogherinin pasi është zgjedhur në postin e Përfaqësuesit të Lartë dhe Politikave të Jashtme dhe Sigurisë.