BE-ja heq nga “agjenda” ndërtimin e kampeve të refugjatëve

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë të premten se Bashkimi Evropian nuk e ka më në “agjendë” ndërtimin e kampeve për emigrantët në shtetet e Afrikës Veriore, prej nga po vijnë një pjesë e mirë e refugjatëve që viteve të fundit ia kanë mësyrë shteteve të Evropës, transmeton koha.net.

“Kjo më nuk është në agjendë dhe asnjëherë nuk është dashur të ishte”, ka deklaruar Juncker gjatë një konference për media që ka mbajtur pas takimit me kryeministrin tunizian, Youssef Chahed.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë pasur vazhdimisht përplasje për mënyrën e menaxhimit të valës së refugjatëve nga shtetet e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme, për shkak se disa shtete kanë kundërshtuar parimin e kuotave, sipas rregullave të Dublinit, për shpërndarjen e tyre nëpër shtetet anëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme