Premtimi se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të mundë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen po del të jetë mashtrimi i radhës. Kjo për faktin se të premten e ardhshme (më 7 dhjetor) Këshilli i Ministrave të BE-së ka mbledhjen e fundit për këtë vit, përderisa pak ditë para këtij takimi tri organet e BE-së, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli, ende nuk kanë dalë me një dokument të përbashkët për liberalizim të vizave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kosova i ka gjasat e barabarta me zero që ta fitojë këtë vit liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE), ndonëse zyrtarët e lartë shtetërorë vazhdimisht kanë bërë premtime se qytetarët e vendit në fund të vitit do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Kjo për faktin se të premten e ardhshme (më 7 dhjetor) Këshilli i Ministrave të BE-së ka mbledhjen e fundit për këtë vit në përbërjen e ministrave të Punëve të Brendshme, përderisa pak ditë para këtij takimi tri organet e BE-së: Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli, ende nuk kanë dalë me një dokument të përbashkët për liberalizim të vizave.
Edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pranuar që disa shtete anëtare të BE-së, siç thotë ajo, pa ndonjë arsye legjitime janë duke e politizuar procesin e heqjes së vizave për Kosovën.