BE-ja kërkon plan veprimi për t’i adresuar gjetjet e Raportit të Progresit

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Prishtina zyrtare që të ndërmarrë hapa të shpejtë dhe konkretë për t’i adresuar të gjitha gjetjet e listuara në Raportin për Kosovën, i cili është publikuar një ditë më parë nga Komisioni Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Shoqëria civile, ndërkaq, ka shprehur brengën se shkaku i mospunës së institucioneve vendi ka humbur hapin në procesin e integrimit.

Qëndrimet janë shprehur të enjten në Prishtinë, në një panel diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në temën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”.

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka theksuar se reformat që duhet të përmbushen kërkohen me qëllimin për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar. 

Të ngjashme