Në hapësirat Shtëpisë së Evropës Instituti EPIK ka organizuar tryezën “Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor”, apo shkurtë: WBIF (Western Balkan Investment Framework) – storie e pa treguar e suksesit” në të cilën u prezantua studimin për ndikimin dhe rëndësinë e ËBIF-it, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se realizimi projekteve kapitale kërkon njohuri të veçanta, prandaj edhe bashkëpunimi me donatorët ka ofruar shumë mundësi.
“Në këto dhjetë vite gjatë të cilave kemi bashkëpunuar me kornizën investive të Ballkanit Perëndimor kemi pas mundësi si vend të përfitojnë shumë. Bashkëpunimi me institucionet financiare ndërkombëtare është i veçantë, e para rritet mundësia për projekte, e dyta është se këto projekte duhet me qenë mirë të përgatitura dhe e treta të gjitha këto projekte duhet të kryhen në përpjekje me kërkesat e institucioneve”.
“Realizimi projekteve kapitale kërkon njohuri të veçanta. Nuk i kuptoj situatat kur paratë presin për me u realizuar projekti dhe ne kemi mundësi si vend me dinamizuar realizimin e projekteve. Nevojitet edhe ngritja e kapaciteteve humane dhe jo humbja e kohës. Përfitimet nga këto projekte janë të mëdha sepse ndikon në rritjen e kredibilitetit të studimeve dhe projekteve. Deri sot Kosova ka nënshkruar 537.5 milionë euro linja kreditore dhe grante nga korniza financiare e Ballkanit Perëndimor”.
“Së fundi ka pasur progres te rehabilitimit i hekurudhës 10 ndërsa ka ngecë në disa projekte si në rrugën Pejë. Një projekt i rëndësishëm është projekti për shëndetësi ku fillimisht janë kryer fazat e para. Në fund të këtij muaji në Berlin presim të miratohen shtatë projekte në formë të grantit”.
Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se Kosova ka përfituar mbi 900 milionë euro nga WBIF në energji, transport etj.
Sipas saj, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë me projektet e investime infrastrukturore në mënyrë transparente.
“WBIF është nga kornizat më të rëndësishme për t’i ndihmuar regjionit në Ballkan. Korniza është në procesin e Berlin dhe ka qenë instrument në agjendën e BE-së. Që nga 2015 përafërsisht 200 milionë euro në baza vjetore janë impelmentuar në Ballkan”.
“Kosova ka performuar mirë dhe ka përfituar mbi 900 milionë euro nga WBIF në energji, sociale, transport. Nga këto 102 milionë grante janë nga BE-ja. Kemi ende punë tjera në rehabilitimin e hekurudhës. Pritet që lidhja të stimuloj rritjen ekonomike dhe vendet e punës. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë me projektet e investime infrastrukturore në mënyrë transparente”.
Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, tha se për implementimin e projekteve të financuar në Kosovë kanë përgjegjësi ndaj taksapaguesve të vendit të tyre.
“Si komunitet ndërkombëtar kemi përgjegjësi ndaj taksapaguesve tanë që gjërat po bëhen siç duhet dhe se impelmetnimi është në përputhje me rregulloren tonë”.
“Komisionit Evropian ka bërë punë të madhe, prandaj i përgëzoj për këtë dhjetë vjetor të punës efektive që WBIF ka bërë këtë kohë”.
WBIF është instrument rajonal financiar që mbështet zgjerimin e BE-së dhe zhvillimin socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor duke ofruar financim dhe asistencë teknike për investime strategjike në fushën e energjisë, mjedisit, arsimit, shëndetësisë, transportit, zhvillimit të sektorit privat, dhe që nga dhjetori i vitit 2017.
Që nga viti 2014, WBIF ka qenë instrument kyç i zbatimi të agjendës së Berlinit, iniciativë e BE-së për avancimin e lidhjes infrastrukturore në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Portofolio momental i WBIF-it përbehet nga 162 projekte dhe 271 grante në vlerë prej 841.7 milionë euro, me investim të vlerësuar në 16.6 miliardë euro për gjashtë sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social, transporti dhe zhvillimi i sektorit privat.
Në Kosovë, portofolio i WBIF-it përbehet nga 19 projekte dhe 31 grante në vlerë prej 110 milionë euro, me investim të vlerësuar në 898 milionë euro për katër sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social dhe transporti.
Investimet kyçe të ËBIF-it në Kosovë janë: Projekti i Kogjenerimit në Prishtinë, Rehabilitim i Linjës X Hekurudhore; dhe Rehabilitimi i Rrjetit Ujësjellësit në Prishtinë.