BE-ja kujton dy vjetorin e manipulimit të zgjedhjeve në Bjellorusi nga Lukashenko

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kujtuar 2 vjetorin e zgjedhjeve të manipuluara në Bjellorusi.

Më 9 gusht, Aleksandër Lukashenko ka pretenduar një fitore bindëse me 80 për qind të votave.

Por më pas pasuan protesta – të cilat regjimi bjellorusi i shtypi. Mijëra opozitarë, gazetarë kritikë e akterë të shoqërise civile ishin rrëzuar nga presidenti që e drejton Bjellorusinë që nga viti 1994.

“Dy vjet pas zgjedhjeve presidenciale të manipuluara në Bjellorusi, në postimin tim të ri në blog, theksoj se sa shumë e admiroj angazhimin e popullit bjellorus për të mbrojtur të drejtat themelore dhe një Bjellorusi të lirë, sovrane”, ka shkruar Borrell në Tëitter të martën.

Bjellorusia është shndërruar në aleatin kryesor të Vladimir Putinit në qëllimin e Rusisë për ta pushtuar Ukrainën.

Madje, Ukraina ka pretenduar se edhe Bjellorusia i ka gjuajtur me raketa. 

Të ngjashme