BE-ja siguron 4 milionë doza shtesë të vaksinës anti-Covid për shtetet anëtare të saj

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka siguruar një marrëveshje me Pfizer/BioNTech për 4 milionë doza shtesë të vaksinës anti-COVID, për të luftuar rritjen shqetësuese të koronavirusit e që po shtyn vendet që të vendosin kufizime e të mbyllin kufijtë.

Komisioni Evropian tha të mërkurën se marrëveshja do të ndihmojë që të ndalojë përhapjen e virusit. Dozat shtesë do të dorëzohen në dy javët e ardhshme për shtetet anëtare të BE-së, shkruan AP.

“Kjo do të ndihmojë shtetet anëtare në përpjekjet e tyre të mbajnë përhapjen e varianteve të reja nën kontroll”, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Komisioni tha se është i shqetësuar me situatën epidemiologjike në disa zona ku janë përhapur variante të reja të virusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme