BE-ja zvogëlon nivelet e ndotësve kancerogjenë në ushqim

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Evropian ka vendosur nivele të reja maksimale për kadmiumin dhe plumbin në një gamë të gjerë të produkteve ushqimore për të luftuar kancerin. Masat e reja do të nisin të zbatohen nga 31 gushti.

“Ne e dimë se një dietë e pashëndetshme rrit rrezikun e kancerit. Vendimi synon të vendosë konsumatorët në pararojë duke e bërë ushqimin tonë më të shëndetshëm dhe më të sigurt,” tha Komisionerja e Shëndetit e BE -së Stella Kyriakides.

Për disa ushqime do të ulen nivelet maksimale të kadmiumit, një ndotës kancerogjen mjedisor, potencialisht të përfshira në ushqime si fruta, perime, drithëra dhe fara vaji.

Në të njëjtën kohë do të ulen nivelet maksimale të plumbit në shumë produkte ushqimore, përfshirë ushqimet për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Nivele të reja maksimale të plumbit do të vendosen gjithashtu për produkte të ndryshme ushqimore si kërpudha të egra, erëza dhe kripë “, tha Stella Kyriakides

Vendimi vjen në marrëveshje me Shtetet Anëtare dhe Autoritetin Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) dhe pas disa konsultimeve me kompanitë ushqimore.

Të ngjashme