BE po ndjek nga afër çështjen e prokurorit Elez Blakaj. Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, përfshirë prokurorinë, është e një rëndësie vendimtare në këtë kontekst dhe duhet të sigurohet.
BE i fton të gjithë të përmbahen nga ndonjë sulm kundër institucioneve të sundimit të ligjit, duke përfshirë çdo koment personal dhe shpifës ndaj prokurorëve ose gjyqtarëve individualë.
Deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve të Kosovës në këtë drejtim minojnë parimet kryesore të sundimit të ligjit. Për më tepër, ata gjithashtu dërgojnë sinjale dekurajuese për të gjithë zyrtarët gjyqësorë që merren me raste të ndjeshme dhe të rëndësishme.
BE përsërit se hetimet në pritje duhet të vazhdojnë me profesionalizëm dhe në respekt të plotë të sundimit të ligjit, pa asnjë ndërhyrje.