Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën të bien dakord mbi rregullat e reja të planifikuara për tregun e energjisë elektrike të bllokut, pasi u përplasën mbi një propozim për të zgjatur subvencionet për termocentralet e qymyrit sipas reformës dhe një shtytje për të zgjeruar ndihmën shtetërore për termocentralet e tjera.
Takimi i ministrave të energjisë të BE-së në Luksemburg përfundoi pa një qëndrim të përbashkët mbi reformat që synojnë të shmangin një përsëritje të krizës energjetike të vitit të kaluar, kur çmimet e larta rekord të gazit përballën konsumatorët me faturat e larta të energjisë.
Bisedimet u komplikuan nga një propozim i vonuar nga Suedia, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së, për të lejuar vendet të zgjasin subvencionet e mekanizmit të kapacitetit për termocentralet e qymyrit që paguajnë gjeneratorët për të mbajtur kapacitetin në gatishmëri për të shmangur ndërprerjet e furnizimeve.
Ambasadorët e vendeve të BE do të vazhdojnë negociatat, duke synuar një marrëveshje këtë muaj. Polonia, e cila merr rreth 70% të energjisë së saj nga qymyri, mund të zgjasë skemën e saj të mbështetjes për impiantet e qymyrit, potencialisht deri në vitin 2028, sipas propozimit.
Vendet duke përfshirë Austrinë, Belgjikën, Gjermaninë dhe Luksemburgun kundërshtojnë, duke thënë se masa do të minonte qëllimet e Europës për të luftuar ndryshimet klimatike.
Projekt-propozimi, do të lejojë mekanizmat ekzistues të kapacitetit që të heqin përkohësisht një kufi të emetimeve të CO2 – duke u mundësuar impianteve të qymyrit të marrin pjesë – nëse nuk arrijnë të tërheqin mjaft gjenerues me më pak karbon dhe nëse Komisioni Europian miraton përjashtimin.
Qymyri është karburanti fosil që emeton më shumë CO2. Shkencëtarët thonë se përdorimi i tij duhet të bjerë ndjeshëm këtë dekadë nëse bota do të shmangë ndikimet më të rënda të ndryshimeve klimatike.