Bashkimi Evropian edhe një herë i ka bërë thirrje Kosovës që ta tërheq taksën 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Këtë thirrje të BE-së e ka shfaqur zëdhënësja Maja Kocijançiq, që sipas saj masat e tilla nuk kontribuojnë në normalizim të marrëdhënieve, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova. “Autoritetet në Kosovë […]
BE përsëri i bën thirrje Kosovës: Të tërhiqet menjëherë taksa ndaj Serbisë

Bashkimi Evropian edhe një herë i ka bërë thirrje Kosovës që ta tërheq taksën 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Këtë thirrje të BE-së e ka shfaqur zëdhënësja Maja Kocijançiq, që sipas saj masat e tilla nuk kontribuojnë në normalizim të marrëdhënieve, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.
“Autoritetet në Kosovë duhet që menjëherë t’i tërheqin masat e tilla. Të gjitha veprimet, masat dhe qëndrimet që janë provokative dhe sulmuese janë shqetësuese dhe nuk i kontribuojnë dialogut si rrugë e normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Kocijançiq.











