BE reagon ndaj fjalimit të Vuçiqit për Millosheviqin

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 15:07 | Nga

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së e ngarkuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, tha se “nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi apo lavdërim” të atyre që kanë mbështetur politikën e Millosheviqit dhe veprimet e tij.

“Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të qarta”, tha Kocijançiq.

Ky reagim erdhi pas fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë, gjatë të cilit, Sllobodan Millosheviqin e cilësoi si “udhëheqës të madh, me qëllimet më të mira”.

Ajo theksoi se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe për këtë arsye “do të duhet të jenë në përputhje me parimet e BE-së, përfshirë pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, transmeton Lajmi.net.

Vuçiq ka qëndruar në Kosovë fundjavën e kaluar, ndërsa fjalimin e ka mbajtur në Mitrovicën veriore.

Të ngjashme