BE: Shqipëria më afër se kurrë për fillimin e negociatave të pranimit

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë njëkohësisht zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borell zhvilloi një telefonatë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Përfaqësuesi i Lartë përshëndeti angazhimin e kryeministrit Rama për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të anëtarësimit në BE dhe përparimin vendimtar për plotësimin e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit të marsit 2020, që vendi është drejt përmbushjes, në funksion të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Me Shqipërinë më afër se kurrë për fillimin e negociatave të pranimit në BE, Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të përcaktuara nga Këshilli. Kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm për ta çuar vendin drejt hapit të radhës”, thuhet në njoftimin për medie të publikuar në faqen zyrtare të delegacionit të BE-së në Tiranë.

Në lidhje me politikën e jashtme, Përfaqësuesi i Lartë Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme