BE të lëvizë më shpejt dhe më e vendosur

Prishtinë | 28 Sht 2023 | 12:37 | Nga Shenoll Muharremi

Në Prishtinë delegacioni i BE-së ka ulur dje flamurin në gjysmë-shtizë për të nderuar policin e vrarë Afrim Bunjaku. Por në Beograd BE nuk e uli flamurin e saj ngjashëm, nuk mbajti ditë zie. Ky është start i mirë dhe konfirmon që BE dënon terrorin e Serbisë ndaj Kosovës. Për me siguru paqe dhe stabilitet në rajon, BE duhet me vazhdu me lëvizë më shpejt dhe më vendosur me tri masa:

  1. Masa Anti-Terror:
    Me i suspendu Serbisë Negociatat dhe Statusin e Kandidatit për Anëtarësim në BE derisa i burgosë dhe shparrtallon grupet paraushtarake terroriste kundër Kosovës;
  2. Masa e Dialogut:
    Me ri-modelu procesin e Dialogut ku marreveshja finale propozohet pas Shuttle Diplomacy në një Konferencë të Niveli të Lartë. Ndërkohë me e liru Lajçak prej detyre;
  3. Masa e Paqës dhe Stabilitetit:
    Me caktu kornizë kohore për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor në BE që me forcu ekonominë e rajonit dhe me siguru paqe dhe stabilitet afatgjatë.
    Vetëm nëse lëvizë BE e vendosur dhe përkushtuar mund të kontribouj të ruaj paqën në rajon. Hapat gjysmake dhe hezitimi me denu dhe ndëshkru terrorin e konfirmuar inkurajojnë hapa të ngjashme në të ardhmën nga regjimi i Beogradit. Rrjedhimisht BE bëhet bashkëfajtore për krizat Ballkanike që në të kaluarën kanë filluar edhe Lufëra Botërore.

Të ngjashme