Bebe Rexha bëhet nervoz për temat tabu

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha po lë një vit fantastik pas vetes me projekte që solli dhe çmimet që ka fituar në ngjarjet madhore muzikore.

Këngëtarja shqiptare ka qenë ndër më të suksesshmet në rrafshin ndërkombëtar në karrierën e muzikantes.

Duket se dikush e ka nxehur tejet shumë bukuroshen sa që ka përdorur edhe fjalë banale në rrjetet sociale.

“Më vjen keq që jam një bushtër e keqe”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Twitter.

“Pse njerëzit të shikojnë çuditshëm kur flitni për nevojën e madhe? Atë e bën e dashura jote, atë e bën i dashuri yt… Edhe Beyonce, por e ka të arit”, ka shkruar më tutje 28-vjeçarja.

Ndryshe, Rexha është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm të vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme