Bebe Rexha përfitoi nga klima e lavdishme e pranverës së Kalifornisë këto ditë, për të dalë për një udhëtim me biçikletë rreth bregdetit.
Këngëtarja 31 vjeçare, u shoqërua nga i dashuri Keyan Safyari ndërsa po udhëtonte në rrugët me dredha-dredha afër vijës piktoreske të Santa Monica.
Me ngritjen e temperaturave në 16 gradë, Bebe Rexha veshi një xhaketë sportive ngjyrë rozë të veçantë dhe geta të zeza ndërsa vraponte me biçikletë pas producentit dhe regjisorit.
Kjo paraqitje e këngëtares shqiptare vjen pak kohë pasi Rexha u përball me një situatë të pakëndshme, kur u detyrua të ndërpresë një lidhje direkte me fansat në Instagram, pasi një fans u shfaq nudo kur u inkuadrua në bisedë me këngëtaren.