Bebe Rexha mahnit fansat edhe në koncertin e radhës

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në rrafshin ndërkombëtar.

Së fundmi, ajo po mban koncertet “Jingle Ball” në kuadër të iHeart Radio.

Koncertin e fundit ajo e ka mbajtur në Çikago, ku ka performuar para fansave hitet e saj më të mëdha.

Veshur me një fustan të bardhë dhe të shkurtër, këngëtarja shqiptare ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj, ndërsa ka vënë në pah format trupore.

“Zemër dhe shpirt i ndyrë. Faleminderit Çikago”, shkruan ajo në mbishkrimin e një prej fotografive të ndara me fansat në rrjetin social Instagram.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar këngëtaren për paraqitjen e saj.

Bebe Rexha ka qenë shumë e suksesshme këtë vit, kjo pasi kënga “Meant to be” të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me Florida Georgina Line, është renditur si kënga e tretë më e dëgjuar e vitit, sipas Billboard.

Projekti i fundit muzikor që ajo solli ishte “Say my name”, bashkëpunimi me David Guettan dhe J-Balin, që gjithashtu u prit mirë nga publiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme