Bebe Rexha premton mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmetet (Video)

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Dita e së martës ishte e kobshme për popullin shqiptar.

Lëkundjet e shkaktuara nga dy tërmete të fuqishme që goditën Shqipërinë, shkaktuan viktima të shumta në njerëz e po ashtu dëme materiale.

Raportimi i mediave botërore lidhur me ngjarjen famëkeqe, por edhe shpërndarja dhe mbështetja e madhe nga njerëzit në rrjetet sociale, ka bërë që mbarë bota ta kuptojë gjendjen e vështirë të Shqipërisë këto ditë.

Si rrjedhojë, reagimet ishin të shumta nga personalitete të njohura nga vendi dhe bota, e ndër ta edhe shqiptarët me famë ndërkombëtare si: Rita Ora, Dua Lipa, Gashi, Ava Max e të tjerë.

E një reagim i ndier për situatën e vështirë të popullit shqiptar nuk mund të mungonte edhe nga artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Kjo e fundit, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa nga zona kohore ku jeton e pa me vonesë lajmin për gjendjen alarmante, nuk nguroi që me vrap të kap telefonin për t’iu rikujtuar shqiptarëve përmes një video se pavarësisht largësisë ajo është me ta.

Ajo madje, përgjatë videos tregoi se është duke  u munduar të gjejë një mënyrë për të grumbulluar fonde, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet e Durrësit.

Bebe Rexha për tragjedinë në Shqipëri

Gepostet von N’Rm I am Dienstag, 26. November 2019

“Së pari më vjen keq për gjithçka që është duke ndodhur për njerëzit e mi në Shqipëri. Jam duke u munduar të gjej një mënyrë për të siguruar fonde të mjaftueshme për të ndihmuar sado pak. Jam duke u lutur për ata që janë ndikuar nga kjo fatkeqësi. Ju dua shumë”, dëgjohet duke thënë përgjatë videos Bebe Rexha, teksa këtë frazën e fundit e thotë në shqip.

Përndryshe, hera e fundit kur këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare vizitoi vendin e saj, ishte shtatori i vitit 2016, ku me ç’rast mbajti edhe një koncert gjigant në Tiranë, transmeton telegraf.

Thirrje për të mbledhur donacions online për të ndihmuar viktimat nga tërmetet, bëri edhe Rita Ora gjatë ditës së martë, përmes rrjeteve sociale ku ndiqet nga miliona njerëz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme