Bedri Dobra, zyrtari i arrestuar në MBPZHR

Prishtinë | 20 Mar 2025 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton Ekonomia Online.

Nga kjo ministri, janë parë duke dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë pasur në duar dokumente. Ky njësit ka bastisur Zyrën e prokurorimit në këtë ministri.

Siç shihet edhe në pamjet e EO, hetuesit policorë kanë arrestuar Bedri Dobrën nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje dhe janë larguar nga objekti i ministrisë.

I njëjti, në vitin e kaluar ishte shpallur punëtori i vitit në këtë ministri.

Rastin e konfirmoi edhe Prokuroria Speciale, e cila njoftoi se është kryer bastisja. Sipas zëdhënëses, Liridona Kozmaqi bastisja është kryer pas raportimeve lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK e që tash është nën menaxhimin e Ministrisë.

Të ngjashme