Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me qytetarë në Ferizaj.
Hamza ka thënë se Kosova ka gra e burra që janë të zotë për ta zhvilluar vendin, ka të rinj të përgatitur që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi.
“Mbështetje e fuqishme në Ferizaj.
Kosova ka gra e burra që janë të zotë për ta zhvilluar vendin. Ka të rinj të përgatitur që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi. Nuk guxojmë të ndalemi.
Kosova duhet të ecë përpara!”, ka shkruar Hamza.