Bedri Hamza takim me një delegacion izraelit

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari Tahiri, kanë pritur në takim afaristët izraelit, z.Damian Brikman – Kryeshef Ekzekutiv i Korporatës për Zhvillim dhe Investim të Izraelit në Kosovë (KIDIC), si dhe z.Hilik Bar, ish nënkryetar i Bashkisë së Jerusalemit dhe afarist izraelit.

Në këtë takim u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit të komunës së Mitrovicës me kompaninë “KIDIC” në segmente të caktuara të qeverisjes lokale, respektivisht në realizimin e disa projekteve të cilat do të gjeneronin vende të reja pune.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka falënderuar afaristët izraelitë për gatishmërinë e tyre që me projekte konkrete të  ndihmohet zhvillimi ekonomik i qytetit.

Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të cilat do të sigurojnë mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme