Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, u është drejtuar me një video-mesazh punëtorëve të Telekomit, përmes të cilit ka prezantuar një strategji për transformim të kompanisë.
Sipas tij, kjo strategji do të bënte ndryshim thelbësor në punën e secilit punëtor të Telekomit, por edhe në rritjen e performancës.
Duke folur për ndikimin e COVID-19 në ekonomi, Istrefi thotë se edhe Telekomi po përballet me rënie të përqindjes së të hyrave si pasojë e pandemisë.
Madje ai në këtë video-mesazh thotë se “ka informacione” se së shpejti do të shkarkohet nga pozita e kryeshefit të Telekomit.
Fjalimi i plotë:
Të dashur Kolegë,
Në pamundësi që të ju takoj secilin personalisht po ju drejtohem me kete video dhe ju inkurajoj qe te respektoni dhe ta përkrahni njeri-tjetrin. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi rezultate pozitive. Vlerësimet e ndikimit ekonomik të COVID-19 janë shumë variabile dhe lidhen direkt me përparimin e
kësaj pandemie. Skenari makroekonomik bazohet në një sërë parashikimesh të GDP-së prandaj është mjaft sfiduese te dihet efekti direkt ne të hyratë e Telekomit.
Sidoqoftë, ne si Telëzom duhet të qëndrojmë më mirë se çdo industri tjetër në këtë krizë.
Rënia në EBITDA është e pashmangshme për vitin 2020 dhe 2021 pasiqë baza e të ardhurave veq
ka filluar te zvogëlohet.
Të dashur,
Të gjithë e dini se vitin e kaluar u ballafaquam me vështirësi të shumta në raport me MVNO-ne, por në dëgjuam zërin e secilit nga ju dhe ne nuk vazhduam tutje partneritetin.
Kjo ka qenë një pikëkthese
për Telekomin e Kosovës. Pas kësaj ne bëmë te gjitha përgatitjet që të rritet
ARPU mobile por jashtë çdo parashikimi u sfiduam me pandeminë.
Ju siguroj të gjithëve se edhe kete sfide do ta kalojme bashkë dhe rritja e Telekomit do te filloj.
Une kam prezantuar nje strategji te transformimit te kompanise, ne te cilen besoj shume se do te
bente ndryshim thelbesor ne punen e secilit por edhe ne rritjen e performances, ndërsa deri më sot nuk kemi pranuar perkrahje qe te vazhdojme me këtë strategji.
Madje kemi zera qe jemi pjese e trendit te shkarkimeve sikur ne ndermarrjet e tjera publike.
Gjate diteve te kaluara kam pasur momente kur kam menduar se a do te ishte me mire të paraqes doreheqejen time. Por per dallim nga homologet e mije qe jane prane familjeve të tyre une kam
vendosur te jem edhe prane familjes tjeter, prane juve kolegeve te Telekomit, ku pa asnjë hezitim keni
treguar perkushtimin tuaj maksimal.
Javet e kaluara jemi sfiduar edhe me nje problem jo te zakonshem brenda telekomit, ku nje ish-koleg
nga koha e ekselences teknologjike te telekomit tani zyrtar I lartë në ministrinë e linjës ka ftuar disa koleg ne intervista per KE. Kjo ka shkaktuar perqarje brenda kolektivit te telekomit.
Në fund dua të falenderoj ekipet teknike, ekipet e mirëmajtjes, ekipet e shitjes dhe te gjithe ju qe jeni duke kontribuar nga zyra apo distanca, ju inkurajoje qe te vazhdoni punen me profesionalizem dhe perkushtim.
Shendet per juve dhe me te dashurit e juaj.