Bedrije Syla-Alshiqi zgjidhet u.d. e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit

Prishtinë | 12 Dhj 2024 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur takimin e radhës, ku kanë caktuar prokuroren Bedrije Syla-Alshiqi si ushtruese e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, raporton Ekonomia Online.

Kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj ka hapur debatin për propozime për këtë detyrë.

“Kemi pranuar dekretin nga presidentja, konsideroj duhet të caktohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit”, ka thënë Hajdaraj.

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka propozuar Bedrie Syla-Alshiqi, sipas tij, përmbush të gjitha kriteret për të ushtruar këtë detyrë.

“Kam shikuar listën e të gjithë prokurorve dhe kam konsideruar në rastin konkret Bedrie Syla-Alshiqi ka performacë të mirë dhe mund të ushtroj punën e ushtrueses, ky proces zgjatë shumë shkurt dhe shumë shpejtë do të caktohet edhe Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit”, ka propozuar Kelmendi.

Dhe me gjashtë vota për, 3 abstenime dhe dy kundër caktohet Bedrije Syla-Alshiqi si ushtruese e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit.

Të ngjashme