Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani në Washington D.C takoi senatorin republikan Thom Tillis, flasin për sigurinë në Kosovë

Osmani në Washington D.C takoi senatorin republikan Thom Tillis, flasin për sigurinë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Washington D.C për takime në Senat e në  Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkaq më pas në Rhode Island do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor  të  ‘United States Naval War College’. Presidentja Osmani ka shkruar: Jemi në  Washington D.C për takime në  Senat e në  Dhomën e Përfaqësuesve, para se […]

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Washington D.C për takime në Senat e në  Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkaq më pas në Rhode Island do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor  të  ‘United States Naval War College’.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Jemi në  Washington D.C për takime në  Senat e në  Dhomën e Përfaqësuesve, para se të  vazhdojmë  për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor  të  ‘United States Naval War College’.

Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të  cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë  e Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë  e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.

Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë  parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-të kanë  qenë  dhe mbeten të  përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë.

Të ngjashme