Lideri i OTR, Noizy, feston sot ditëlindjen.
Ai mbush 36 pranvera, sigurisht, me plot suksese si pak emra të tjerë në industrinë muzikore shqiptare.
Një vit më shumë, ai në mesnatë e ka pritur me atë që mund të thuhet se është miku më i mirë i tij, aktori i njohur Blerim Destani.
Ky i fundit është ‘përkujdesur’ për një surprizë që Noizyn e ka bërë të qeshë me lot.
Në restorantin ku darkonin, në vend të tortës së ditëlindjes, me fishekzjarrë, Noizyt i ka ardhur një kombinim ‘interesant’ frutash shoqëruar me mbishkrimin “Urime ditëlindjen” në anglisht.
Reagimin e Noizyt, në rrjet e ka ndarë Destani, shoqëruar me plot të qeshura të tjera.
Përtej shakasë, Noizyt i urojmë të bëhet 100 vjeç!