Befason De Gea: Me respektojnë në Angli, jo në Spanjë

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 16:59 | Nga

Portieri 27 vjeç thuhet se është top target për Real Madridin dhe është zgjedhja e parë për portier në Spanjë, por ai ka thënë se ndihet shumë më i respektuar në Manchester dhe Angli se në Atdhe
Ai ndjen se në Manchester United konsiderohet hero dhe ka fituar një respekt të madh jo vetëm të Manchesterit por edhe të skuadrave tjera në Angli, një gjë që nuk e ndien në Spanjë.

Portieri është shumë i kërkuar nga kampionët europianë, të cilët shpresojnë që të nënshkruajnë më të në verë duke e marrë ng “Djajtë e kuq” sidomos pas ecurive jo të mira të Manchersterit në Ligën e Kampionëve, transmeton GazetaExpress.

Pavarësisht interesit të madh të “Los Blancos” dhe statusit të tij si zgjedhje e parë në La Roja, De Gea ndjen se më shumë e donë në vendbanimin e tij të tanishëm, që është Manchester.

“Në Angli kanë një ndikim të madh dhe respekt të cilin nuk e kam parë këtu”, tha ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme