Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se ishte kënaqësi të takohesha me zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar.
Ky takim është zhvilluar në Nju York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Begaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se partneriteti i Shqipërisë me SHBA-në është i pa lëkundur në angazhimin për paqe dhe siguri në botë .
“Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë Begaj.