Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka përuruar finalizimin e projektit të ndriçimit publik në një segment të rrugës Podujevë – Kërpimeh.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë përurimin e ndriçimit publik në rrugën Podujevë-Krëpimeh, segmenti nga qyteti deri në hyrje të fshatit Bajçinë, në një gjatësi prej 4 km, transmeton Klan Kosova.
Me këtë rast kryetari Veliu tha se realizimi i këtij projekti dhe projekteve të tjera të ndriçimit publik ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve.
“Edhe pse kjo është një rrugë regjionale, ne me mjetet e Komunës kemi investuar edhe në ndërtimin e trotuareve edhe në ndriçim publik, pa ndihmën e ministrisë, me të vetmin qëllim sigurinë e qytetarëve tanë”, tha kryetari Veliu.
Projekte të ndriçimit publik janë realizuar këtë vit në 7 rrugë të qytetit, në një gajtësi prej 2.6 km, si dhe janë duke u realizuar projektet në rrugën magjistrale Podujevë-Merdar, segmenti nga Shtedimi deri në Merdar, në gjatësi prej 2.7 km si dhe një segment i rrugës rajonale në Orllan në një gjatësi prej rreth 1.3km.