Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeshefit të ri Ekzekutiv në KRU “Gjakova”

Gjakovë | 03 Tet 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi ka marrë edhe zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij, Visar Hasi.

Në njoftimin e tyre thuhet se kjo është vendosur në mbledhjen e Bordit të mbajtur më 29 shtator, është vendosur që tash e tutje këtë Kompani ta udhëheq Krasniqi.

“Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeshefit të ri të KRU“Gjakova”, Hasan Krasniqi nga  U.D Kryeshefi  i deritanishëm, Visar Hasi. Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e datës 29.09.2022, fuqizoi Vendimin e datës 13.01.2022 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv Hasan Krasniqi, i cili sot zyrtarisht filloi detyrën si i pari i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova””, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme