Behgjet Pacolli: Do ta votoj mocionin për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”

Prishtinë | 22 Mar 2024 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë tri vjet të qeverisjes së Albin Kurtit. Nga opozita puna e kësaj qeverie po kritikohet mjaftë shumë.  Ata po thonë se në qeverisjen e Kurtit ka pasur nepotizëm, degradim, mashtrim e korrupsion.

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti mbrëmë në një intervistë ka thënë se nëse opozita është për rrëzimin e Qeverisë, ai do të ndihmojë këtë proces me votat e Vetëvendosjes. Thirrjes së tij është i gatshëm t’i përgjigjet edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai në një intervistë ka thënë se do të votoj pro rrëzimit të qeverisë.

“Unë do të votoja mocionin për rënien e Qeverisë Kurti”, tha Pacolli për Front Online.

Pacolli për qeverisjen e Kurtit: Ka dështuar, të fokusohet në përmirësimin e standardit jetësor.

Të ngjashme