Pas Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt, edhe Behgjet Pacolli synon përsëri ta marrë drejtimin e Presidencës së Kosovës.
Është Naim Murseli, këshilltar i Pacollit që ka treguar se i pari i AKR-së do të jetë kandidat për president.
“Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë z. Behgjet Pacolli, i cili përsëri do të ofron veten dhe gjithë kapacitetin e tij për Kosovën”, është shprehur Murseli.
“Kosovës në këtë kohë do t’i duhet një President i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar edhe nga miqtë tanë të huaj. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja në çështjen e Presidentit”.