Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj veprimit të disa personave të cilët shihen duke ia vënë flakën në duar një shitësi të cigareve, në një kafene në Prishtinë.
Pacolli i ka porositur personat që janë përfshirë në rast që anjëherë të mos e trajtojnë askënd në atë mënyrë.
“Bullizmi nuk është kurrë i pranueshëm. Për ata që qeshin në video, kam vetëm një pyetje? A do të qeshnit po të ishit Ju viktima? Kjo pamje më trishtoi shumë kur pashë. Asnjëherë mos trajtoni askënd në këtë mënyrë”, shkruan ai.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e djegies së duarve të një shitësi të cigareve në një kafene të Prishtinës.