Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Ai uroi për begati, dashuri e harmoni tek të gjithë besimtarët.
“Urime nga zemra dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit. Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qofshin me gjithë ju dhe familjet tuaja. Le të jetë kjo festë motiv shtesë për përforcimin e besimit, dashurisë dhe harmonisë tonë” ka shkruar Pacolli në Facebook.