Behrami i reagon Kurtit: Në 2014 nuk e pranove vullnetin e popullit

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Deputeti tashmë i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar, sipas tij, për mospërputhje në qëndrimet e tij lidhur me rezultatet zgjedhore dhe ndarjen e pushtetit.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami tha se në vitin 2014 Kurti nuk e pranoi, sipas tij, “vullnetin e popullit” pas fitores së Hashim Thaçit, ndërsa shtoi se në atë kohë kishte tentuar ta zëvendësonte rezultatin zgjedhor me përmbysje të rendit kushtetues dhe shkelje strukturore të ligjit.

“Në vitin 2014, Albin Kurti nuk e pranoi vullnetin e popullit, fitoren historike të Hashim Thaçit. Atëherë, rezultatin zgjedhor u mundua ta zëvendësojë me përmbysje të rendit kushtetues dhe shkelje strukturore të ligjit. Atëherë kishte përdorur edhe dhunë kundër policisë, institucioneve etj., për ta zëvendësuar këtë rezultat zgjedhor. Sot, tha se ndarja e pushtetit, si në krejt shtetet e BE-së, është tentim për zëvendësim të rezultatit. Çfarë mashtruesi çfarë inatçori primitive”, shkroi Behrami.

Të ngjashme