Behrami: Në 2008, Thaçi kishte ndarë çdo vit miliona euro për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri

Prishtinë | 03 Jan 2025 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, dhe kandidati për deputet nga PDK-ja, Artan Behrami ka kujtuar kohën kur si gazetar, pas shpalljes së pavarësisë, kishte raportuar për përpjekjet e para të Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Behrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kullat e Kadriajve në Mitrovicë, të cilat ngjajnë me kullat tradicionale janë simbol i rezistencës së shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut.

Behrami ka treguar se në vitin 2008, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi kishte ndarë çdo vit miliona euro për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi,

me këtë shkrim timin si gazetar i Gazetës Express për përpjekjet e para të Qeverisë Thaçi 1 për të rindërtuar shtëpitë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës në vitin 2008.

Në atë kohë ish-Kryeministri Thaçi kishte ndarë çdo vit miliona euro për nërtimin e shtëpive të shqiptarëve!

Kam qenë dëshmitar se si punonjësit e parë të shtëpive kanë qenë ish-ushtar të UÇK-së, të gjithë të armatosur.

Shtëpitë, në atë kohë, janë ndërtuar në rrethana të paimagjinueshme.

As strukturat paralele, as bandat kriminale, as UNMIK, as KFOR nuk kishte arritur t’i ndalë këto punime!

Falë mbështetjes dhe këmbëngulësisë së ish-Kryeministrit Thaçi, sot jeton Ali Kadriu në kullat e veta në veri, bashkë me dhjetëra shqiptarë!

MaMirë

BedriHamza1

ArtanBehrami75

Të ngjashme