Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për të ndarë nga 100 euro për katër kategori.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Prokuroria duhet tani të zbarkojë në Qeverinë e Kosovës.
Kjo, pasi që siç thotë Behrami është blerje taktike e votës.
Postimi i tij i plotë:
Prokuroria duhet tani të zbarkojë në Qeverinë e Kosovës. Kjo është blerje klasike e votës, është ndikim i drejtpërdrejtë te votuesit. Sipas Kodit Penal të Kosovës:
“keqpërdorimi i varësisë ekonomike/profesionale ndikon te votuesi për të votuar në një mënyrë të caktuar ose të mos votojë, dënohet me 1 deri në 5 vjet burgim”.