Në vazhdën e mbështetjeve të vazhdueshme nga lider të mëdhenjë, sot Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahiri e ka vizituar Kryetari i AKR-së dhe ish Presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli i cili e ka vlerësuar lartë programin Tahirit për zhvillimin ekonomik dhe atë të zhvillimit e mbështetjes së bujqësisë në Vushtrri.
Mes tjerash, LDK dhe AKR janë së bashku në koalicion në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Postimi i plotë i Tahirit:
Sot na nderoi me vizitë në Vushtrri, Kryetari i AKR-së, ish Presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli
Si njeri tepër i sukseshëm në projekte zhvillimore, Pcolli e vlerësoi lartë programin tonë ekonomik dhe atë të zhvillimit e mbështetjes së bujqësisë në Vushtrri.
Partneriteti ynë me AKR është në interes të qytetarëve të Vushtrrisë.
Ndryshimin e bëjmë bashkë me qytetarët e Vushtrrisë.