Ambasadorët Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe në Beograd, Nicholas Abott dhe Sian Macleod, e kanë mirëpritur dakordësimin verbal në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve.
Përmes një reagimi të përbashkët të dy ambasadave britanike, ata përgëzuan Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për pajtimin e arritur.
“Presim – dhe qëndrojmë të gatshëm të mbështesim – që të dyja palët të lëvizin shpejt ta bëjnë marrëveshjen realitetit”, kanë thënë ambasadorët britanikë.