Bekë Berisha: Premtoj që në mandatin tim të ardhshëm katër vjeçar, sportistët do ta kenë përkrahjen time maksimale
Vizitën e radhës kandidati për kryetar të komunës së Istogut e vazhdoi te kampionët e Kosovës në Hendboll.
Berisha tha se krenaria dhe e ardhmja e sportit Istogas është në duart e sportistëve.
Postimi i plotë:
Vizitë KAMPIONEVE të Kosovës në hendboll, vajzave të K.H Istogut dhe trajnerëve Faruk Shala dhe Berat Gashi. Krenaria dhe e ardhmja e sportit istogas, është në duart e sportistëve.
Si kryetar i ardhshëm i Istogut, Bekë Berisha zotohet se sporti do ta ketë përkrahjen e tij si morale poashtu edhe materiale duke u mundësuar vajzave sportiste kushte të volitshme për punë.
Falë përkushtimit, motivit, ambicies dhe punës së madhe, vajzat tona na kanë bërë e po na bëjnë fytyrëndritur falë fitoreve të tyre kombëtare e ndërkombëtare.
Si kryetar i ardhshëm i Istogut, premtoj që sporti do ta ketë përkrahjen time si morale ashtu edhe materiale, duke u mundësuar atyre kushte të volitshme pune, në mënyrë që talentët e qytetit tonë të dalin në pah dhe mos të humbasin.
Për Istogun e guximit dhe urtësisë!
121✅